Planet për goditjen e objekteve të naftës dhe gazit natyror të Iranit, reagon zyra e Netanyahut: Raport i rremë

26/10/2024 23:07

Zyra e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mohuar raportin se Izraeli ka planifikuar të godiste objektet e naftës dhe gazit natyror të Iranit, por ndryshoi planin e tij për t’u fokusuar në objektivat ushtarake iraniane pas presionit nga SHBA.

Zyra e Netanyahut e quajti raportin “krejtësisht të rremë”, raportoi Times of Israel. Në një deklaratë nga zyra e Kryeministrit thuhet:

“Izraeli i zgjodhi paraprakisht objektivat e sulmit sipas interesave të tij kombëtare dhe jo sipas diktateve amerikane. Kështu ishte dhe kështu do të jetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA