Këngëtarja me famë botërore Beyonce shfaqet për herë të parë në një miting të kandidates demokrate Kamala Harris.
Ajo u ndal te një nga çështjet më të ndjeshme për amerikanët, ajo e abortit, ku tha “Unë jam këtu si nënë”.
“Për të gjithë burrat dhe gratë në këtë tubim, por edhe ata që na shohin përmes ekranit, ju them se ne kemi nevojë për ju. Ne duhet të votojmë!,” tha Beyonce një turme prej 30,000 njerëzish në stadiumin e hapur Shell Energy në Hjuston.
“Le të jemi të qartë: nëse Donald Trump fiton përsëri, ai do të ndalojë abortin në mbarë vendin,” tha Harris, e cila u ngjit në të njëjtën skenë, kur u bë kandidate zyrtare për presidencialet. Nën sfond është luajtur kënga e Beyonce, e titulluar “Freedom”.
Harris e ka përqendruar fushatën e saj në temën e lirisë. Në ditët e fundit të fushatës, ajo e ka përshkruar Trumpin si një kërcënim për progresin e fituar me vështirësi, duke gërryer aksesin në kujdesin riprodhues, duke kërkuar të heqë dorë nga të drejtat LGBTQ dhe duke synuar vetë demokracinë amerikane. Në fillim të kësaj jave, Harris ra dakord se Trump ishte një “fashist”.
Top Channel