Një shqiptar nga veriu i Shqipërisë, që jeton në New York, pyeti kryeministrin Edi Rama se kur mund të marrë titullin e pronës së tij në atdhe.
Rama u përgjigj se janë lehtësuar procedurat për çdo emigrant që do të investojë në atdhe, por nuk kurseu ironinë kur i tha qytetarit se “përse nuk nuk ia bënë kullën antikomunistët”, duke iu referuar Partisë Demokratike.
“Çdo kush që ka një tokë një tokë në zonat veriore në radhë të parë, sepse investimet e bëra në zonat veriore kanë treguar që interesi i turistëve është në rritje të madhe, kushdo mund të paraqesë interesin për investim dhe me paketën e re të maleve, menjëherë shteti vihet në lëvizje që të mundësohet investimi. Kemi lehtësuar procedurat për çdo emigrant që do të investojë.
Si nuk ua bënë atë kullë 30 vjet antikomunistat se më antikomunist se Preng Cali zor se e gjen? Ta them unë pse! Se nuk janë komunista. Janë shpërdorues të besimit dhe abuzues të plagëve të familjeve që kanë vuajtur nën diktaturën komuniste kur ata ishin diktatura. Nuk kanë bërë asgjë as për ish të përndjekurit politikë. Ne sot, që flasim, e them me krenari, që nuk ka një të përndjekur politik që e ka bërë burgun vetë, që nuk ka përfituar nga fondi”, tha kreu i qeverisë.
Top Channel