Kryeministri Rama takohet me diasporën në Amerikë/ Dalin pamjet, qytetarë me kostume tradicionale dhe flamuj kuq e zi

26/10/2024 17:40

Pas Athinës dhe Milanos, kryeministri Edi Rama vijon so turin e takime me diasporën në New York.

Ai po zhvillon takim me qytetarët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.

Ky takim në New York vjen në një kohë kur me ndryshimet e kodit zgjedhor shqiptarët në emigracion do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 2025.

“Të shtunën 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, u shpreh ai më parë.

Në javën e parë të nëntorit, turi i kryeministrin me diasporën do të vijojë me shqiptarët në Selanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA