“Krenar për sa kemi bërë, por kemi akoma plagë për të shëruar”, Rama në New York: Ju kërkoj ta përmbushim së bashku këtë mision

26/10/2024 18:28

Kreu i qeverisë shqiptare, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kërkoi votën e shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë takimit në New York.

Rama tha se është i vetëdijshëm që ka ende shumë punë për të bërë, pasi ka “akoma shumë ferra për të pastruar dhe plagë për të shëruar”, ndaj kërkoi mbështetjen për një mandat tjetër qeverisës, për “të përmbushur misionin”, sikurse e quajti ai.

“Ne nuk ia dilnim ia dilnim dot të nënshtronim rezistencën e forcave të jashtëzakonshme që nuk e donin reformën në drejtësi, por të mendosh që një parti në pushtet do të goditej edhe vetë nga një drejtësi e pavarur, sikurse po goditet edhe sot deri në nivelin më të lartë. Nëse s’do ta kishim këtë vullnet, do të thotë të merresh me gishtin kur gishti tregon hënën. Ka vetëm një të vërtetë në lidhje me aftësitë shtetbërëse të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE. Pa udhëheqjen e aftësisë shtetbërëse të PS-së, nuk do shkonim dot te reforma në drejtësi, as do të ulej dot sot Shqipëria në çdo tryezë si e barabartë mes të barabartëve. As nuk do të mikpriste kurrë në Tiranë për herë të parë në historinë e vetë të parin samit të BE për BP, jashtë BE. Shqipëria është në tryezën e OKB, mikpritëse e samitit të komitetit olimpik europian vitin e ardhshëm, ku do të vijnë udhëheqës nga të gjitha anët e kontinentit. Shqipëria mikpritëse e samitit të NATO-s. Është një Shqipëri e rilindur këtë dekadë, që nga një emër i sikletshëm për çdo shqiptar kur e pyesin nga je, është kthyer çdo ditë e më shumë në një emër krenarie, kur u thua “I’m from Albania”.

Nuk kam ardhur t’ju them që Shqipëria është fushë me lule, kemi akoma shumë ferra për të pastruar dhe plagë për të shëruar, por kam ardhur t’ju them që jam sa krenar për sa kemi bërë, po aq i vetëdijshëm për shumë akoma që mbetet për të bërë. Prandaj kam ardhur për të kërkuar që ta vazhdojmë ta përmbushim së bashku këtë mision që nisi një dekadë më parë, ta ngjisim në majën e 2030, duke bërë për shtetin flamurin tonë, atë që çdo shqiptar si ju ka bërë për veten e familjen e vetë, duke u bërë pjesë e pandashme e bashkësisë ku jeton”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA