Nga New York-u, kryeministri Edi Rama kërkoi angazhimin e diasporës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të mos rrezikuar, sikurse tha ai progresin që Shqipëria ka bërë deri tani.
“Diaspora sot duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur shqiptarët këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur. Ju me pjesëmarrjen në zgjedhje, duhet të bëheni garantët që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa. Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm, por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë bashkë nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për t’u bërë anëtare e BE-së”, tha Rama.
Sipas tij “nëse ne kapërcejmë përçarjen dhe e shohim politikën dhe partitë aty ku është interesi dhe jo si skuadra futbolli, do bëjmë shumë më tepër. Shkodra është shembulli më kuptimplotë se si paragjykimet dhe përçarja e morën peng kryeqendrën e veriut dhe e lanë pas qyteteve të tjera, duke e lënë në duar të paafta të cilët paaftësinë e tyre e kanë mbuluar me flamurin e anti komunizmit”.
Top Channel