Ish-polici në “Bagëti e Bujqësi”: Receta e gjyshes më bëri të suksesshëm! Europianët “çmenden” pas domates shqiptare

26/10/2024 16:40

Recetat e gjyshes tashmë janë në tryezat jo vetëm shqiptare por edhe europiane.

Kujtimi, një sipërmarrës i suksesshëm, zbuloi në “bagëti e bujqësi” prodhimet shqiptare që eksporton jashtë.

Domatja e thatë, atë për të cilën shquhet edhe kompania e Kujtimit, është një recetë e trashëguar nga gjyshja që e ka bërë sot të suksesshëm në prodhimet bio.

“Ne kemi marrë traditën e gjysheve tona dhe kemi prodhuar domaten e thatë. Me kushtet që kemi këtu në Kavajë dhe ëmbëlsinë që jep kjo tokë ia kemi arritur. Italianët janë shumë strikt në ushqim. Unë e ndjek hap pas hapi të gjithë procesin, duke nisur që nga përpunimi i tokës, kemi një protokoll të caktuar dhe kemi bërë marrëveshje me një kompani italianë që merret me prodhimet bio”, tha ai.

“Unë jam larguar në emigrim në ’99 dhe jam kthyer në 2014. Me miqtë e mi në Itali kishim një shoqatë kulturore jofitimprurëse dhe aty kishim interes nga investitorë të rëndësishëm. Njëri prej tyre më dha indicien për domaten e thatë. Kur ma kërkuan, atëherë kam thënë këtë recetë e bënte edhe gjyshja ime”, vijoi më tej ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA