Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK/ Reagon Tirana zyrtare: Drejtësia duhet të shërbejë për të vërtetën, jo të jetë e njëanshme! 09/02 18:00
I shoqëruar nga bashkëshortja, Linda Rama, kryeministri Edi Rama u prit me daulle dhe këngë popullore në New York.
Qindra mbështetës, të veshur me kostume popullore dhe qeleshe, takuan me entuziazëm kreu e qeverisë shqiptare, njëkohësisht kreun e Partisë Socialiste në Gotham Hall të New York-ut.
Pas Athinës dhe Milanos, kryeministri Edi Rama vijon turin me diasporën në New York. Ky takim vjen në një kohë kur me ndryshimet e kodit zgjedhor shqiptarët në emigracion do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 2025.
Top Channel