EMRI/ Tentoi të vidhte një market dhe plagosi në dorë me thikë punonjësen, bie në pranga 34-vjeçari në Durrës

26/10/2024 17:34

Orgest Zenuni ra në pranga sot pasi tentoi të vidhte një market në Durrës.

Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1 Durrës, ai është futur në një market dhe nën kërcënimin e thikës ka tentuar të marrë xhiron ditore.

Punonjëset e marketit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe të pengonin autorin për të mos marrë lekët.

34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen është munduar të largohet dhe në përpjekje për tu larguar ka dëmtuar lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në kohë reale në adresën e dhënë dhe kanë prangosur autorin, shtetasin O. Z., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, të cilin e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA