EKSKLUZIVE/ Hetimi i SPAK për “21 Janarin”! Prokurorët kërkojnë çdo material hetimor për katër vrasjet e ndodhura në protestë

26/10/2024 18:47

Kur ka nisur marrja në pyetje e zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK i ka dërguar një kërkesë të dytë prokurorisë së Tiranës për 21 janarin.

Burimet e sigurta i thanë Top Channel se grupi i hetimit të posaçëm drejtuar nga Alfred Shehu ka kërkuar çdo material që disponon organi i akuzës të kryeqytetit përfshi nëse ka pasur apo jo urdhër ndalime të tjera për katër vrasjet në bulevard që publikisht njihen si kërkesat ndaj grupit të zjarrit, vendimet e shpallura nga drejtuesja dhe dokumentet që lidhen me planin e masave, shoqërimet e protestuesve.

Një burim i tha TCH se dosja në themel e dërguar SPAK është ajo e hetimit të hapur prej vitesh ku u tentua të zbardhjes vrasja e Aleks Nikës, ndërsa vazhdon e pazbardhur edhe vrasja e protestuesit tjetër Hekuran Deda.

Javën e kaluar SPAK pyeti Hysni Burgajn ish drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit më 21 janar 2011  dhe Agron Kulicajn ish zv drejtor i përgjithshëm. 21 janari përfundoi në SPAK me urdhër të Gjykatës së Lartë mbas denoncimit të Rajmonda Nikës që kërkon të hetohet ish kryeministri Sali Berisha, ish ministri i brendshëm Lulzim Basha dhe Ndrea Prendi ish komandant i gardës së republikës.

Këta të tre pritet të pyeten mbasi të shterohet çdo veprim tjetër hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA