Dhunoi familjen Caca/ Shpallet në kërkim vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja dhe djali i tij
26/10/2024 20:47
Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja është shpallur në kërkim pas dhunës së ushtruar ndaj familjes Caca.
Flamur Rraja dhunoi dy net më parë Kujtim Cacën dhe familjen e tij. Dyshohet se konflikti mes tyre ishte për shkak të një prone.
Në kërkim është shpallure dhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja për ngjarjen e ndodhur dy net më parë.
Ariel Rraja ka qenë arrestuar një vit më parë, në tetor, pasi u kap me rreth 50 gr kokainë në automjet gjatë një kontrolli policor, ndërsa i ati ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes Maja dhe atëherë qe shpallur në kërkim.
Top Channel