Drejtuesi i PD për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka marrë pjesë në Festën e Gështenjave në Mirditë.
I pritur me këngë, valle e veshje apo gatime tradicionale të zonës, deputeti i ka ftuar të bashkohen në protestën e opozitës së 29 tetor në Milot, “për bllokimin e neodiktaturës”, thotë ai.
“Në Mirditë (Rrubik) në tokën e Katedraleve, të besës, qëndresës, lirisë dhe identitetit europian të shqiptarëve!
Në festën e gështenjave, në gëzimin e jetës në nevojën për ndryshim! Të gjithë në mosbindje ndaj regjimit, bashkë me 29 tetor në Milot, jo në bllokimin e rrugës, por në atë të neodiktaturës, që rrezik sheh opozitën, që armë ka arrestimin politik!
Bashkë për Shqipërinë europiane kundër “narko sky enkrochat”! Mirdita e 600 viteve liri! Mirdita e princave e kapedanëve, Mirdita e fjalës dhe përballjes”, është shprehur Gjekmarkaj.
Top Channel