Legjenda e rock-ut, Bruce Springsteen, doli në skenën në Atlanta, Georgia, për të shprehur mbështetjen e tij për kandidaten demokrate dhe zëvendëspresidente të SHBA-së, Kamala Harris, përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Donald Trump “po kandidon për të qenë një tiran amerikan,” u tha Springsteen mbështetësve të Harris, duke shtuar se republikani nuk e kupton se çfarë do të thotë të jesh amerikan.
Springsteen tha se ai e mbështet Harrisin sepse dëshiron të shohë dikë në Shtëpinë e Bardhë që respekton Kushtetutën e SHBA dhe synon të ndërtojë një ekonomi për klasën e mesme. Georgia është një nga shtatë shtetet e ashtuquajtura ‘swing’ që konsiderohen vendimtare për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA Për të fituar, një kandidati i nevojiten 270 vota elektorale. Georgia ka 16 vota elektorale.
Katër vjet më parë, presidenti Joe Biden mundi Trump në këtë shtet me pak më pak se 12,000 vota. Sipas sondazheve, Trump ka një epërsi të ngushtë në Georgia.
Top Channel