Zbulime të reja në Amantia/ Del nga nëntoka skulptura e shekullit të parë, gërmimet vazhdojnë

25/10/2024 12:26

Një tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik në Parkun Amantia të Vlorës.

Pas gërmimeve të kryera është arritur të zbulohet një  skulpturë e cila mendohet se i përket shekullit të parë ose të dytë para Krishtit.

Skulptura është gjendur në pjesë të ndryshme të saj dhe është tashmë pjesë e studimit që po kryhet për të nxjerre edhe më shumë të dhëna.

Drejtuesit rajonalë për kulturën konfirmojnë se në parkun arkeologjik të Amantias gërmimet do të vijojnë pasi bëhet fjalë për një zonë shumë të pasur arkeologjike.

Jo vetëm në Amantia, por tashmë ka nisur punë edhe për katër ditë të tjera të rëndësishme në Vlorë dhe Sarandë mes të cilave restaurimi i kullave të Dervish Aliut dhe fasada e kishës katolike ne Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA