Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ulur dënimin për Lek Vuksanin, i cili më 2 maj të vitit 2023 vrau me armë zjarri në Shkodër kushëririn e tij Petrit Vuksani.
Shkalla e Parë në Shkodër vendosi dënimin e tij me 21 vite burg, teksa me gjykim të shkurtuar dënimi iu u le në 14 vite burg, për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armës.
Ndërkohë, pas dërgimit të çështjes në apel nga i pandehuri, ditën e djeshme u mor vendimi që Lek Vuksanin ti ulet dënimi i përgjithshëm në 19 vite burg për të dy veprat penale dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 12 vite burg.
Njoftimi:
Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka paraqitur për gjykim para Gjykatës Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, kërkesën penale me objekt: “Dërgimin për gjykim tw procedimit penal, datë 02.05.2023, me të pandehur shtetasin me iniciale L. V, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 76 dhe 278/1 i Kodit Penal”.
Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 02.05.2023, rreth orës 12:00, ku në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, si pasojw e njw konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale P. V. Nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i vrasjes është shtetasi me iniciale L. V.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me vendimin nr. 744 (1667), datë 03.04.2024, ka vendosur:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L. V për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, të parashikuar nga neni 76 i K.Penal dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit L. V për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi iarmëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tijme 7 (shtatë) vjet burgim.
3. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal bashkimin e dënimeve, dënimin e të pandehurit L. V me një dënim të vetëm prej 21 (njëzetë e një) vjet burgim.
4. Në zbatim të nenit 406/1të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit L. V, i ulet1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.
5. Vuajtja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme dhe fillon nga data e arrestimit të të pandehurit.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale L. V, i cili kërkoi:
– Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
– Deklarimin e pafajshëm për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Deklarimin e pafajshëm për veprën penale “Vrasje me dashje” .
– I pandehuri me iniciale L.V ka vepruar në kushtet e mbrojtjes së nevojshme, nëse gjykata e konstaton se jemi në kushtet e kapërcimit të kufijve të vetëmbrojtjes, kërkojmë aplikimin e nenit 83 të Kodit Penal.
Në përfundim të gjykimit, më datë 24.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtar z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 744 (1667), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për sa i përket kualifikimit ligjor dhe masës së dënimit të caktuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Ndryshimin e vendimit nr. 744 (1667), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për pjesën tjetër si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit L. V për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve dhe dënimin e të pandehurit L. V me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.
Top Channel