Në protestën e radhës së opozitës para Bashkisë Tiranë, ka mbajtur fjalën e tij edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.
Blushi përshëndeti dhe foli për arrestimin e ish-presidentit dhe njëherësh kreut të PL-së, Ilir Meta të hënën me urdhër të SPAK, duke thënë se “arrestimi i Metës është bërë pa fakte, prova dhe dëshmi”, ndërsa shton se është koha e aksionit
Më tej ai tha se vijat e kuqe u kaluan, ndërsa i bën thirrje “horrave që e kanë futur në burg Metën, të mos provokojnë”.
“Një përshëndetje për Presidentin e PL që po na ndjek. Rrëmbimi i presidentit nga kjo bandë terroriste nuk është gje tjetër veçse kapitullim pa kushte i reformës në drejtësi. Është e qartë që arrestimet politike i udhëron Edi Rama. Është e qartë që burgosja politike e Presidentit të PL, e liderit të PD është bërë pa fakte, pa prova dhe pa dëshmi. Madje më e rëndë akoma, edhe më ironik është fakti që këto akuza janë ngritur mbi krime që ka bërë vetë Edi Rama. Vijat e kuqe janë kaluar dhe është koha e aksionit. Është koha të organizohemi më shumë se kurrë. I bëj thirrje këtyre horrave që i kanë futur në burg për të provokuar Ilir Metën. Mos na provokoni tju japim një përgjigje si shqiptar. Dhe ju e dini përgjigjen që i japin armiqve të këtij vendi”, tha Blushi.
Top Channel