Këshilli i Sigurimit mblidhet për mbështetjen e grave në vendet në konflikt, Hasani: Të vendosen kuota për pjesëmarrjen e vajzave në proceset e paqes

25/10/2024 15:41

Në Këshillin e Sigurimit është diskutuar nevoja për më shumë mbështetje për gratë në zonat e konfliktit. 

Në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit për agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria” foli edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Për avancimin e kësaj agjende është e rëndësishme që ne të ndajmë burime të përshtatshme financiare për të mbështetur gratë, veçanërisht ato që veprojnë në zonat e prekura nga konflikti. Është thelbësore të vendosen kuota për pjesëmarrjen e grave në proceset e paqes dhe të përdoren teknologjitë e reja për të përforcuar zërat e grave në proceset e paqes”, tha ministri Hasani.

Sipas shefit të diplomacisë shqiptare, ky investim nuk është thjesht një detyrim financiar por një vendimtar drejt nxitjes së barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave në rolet e tyre si katalizatorë për paqen.

“Shqipëria ka integruar buxhetimin e barazimit gjinor si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor, dhe aktualisht po harton Planin e dytë Kombëtar të Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë  duke përforcuar më tej angazhimin e saj ndaj politikave të fuqizimit të grave”.

“Shqipëria mbështet plotësisht rekomandimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, që një e treta e pjesëmarrësve në proceset e ndërmjetësimit dhe paqes të jenë gra, me qëllimin përfundimtar për të arritur barazinë gjinore”, theksoi Igli Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA