Në një eksperiencë sa argëtuese dhe sfiduese, dy mikeshat e ngushta, Teuta Borova dhe Tea Dupi kanë rrëfyer pasditen e sotme në ‘Ftesë në 5’ pushimet në Egjipt që nuk shkuan dhe aq mirë sa mendonin.
Të surprizuara nga vendi, ndërtimi i banesave, kultura dhe formimi i njerëzve atje, dy mikeshat që ishin nisur për pushime me shoqërinë e tyre, pohuan se ishin gati të ktheheshin që në ditën e parë e se problem kryesor mbetej fakti se si do të shtynin dhe 1 javë në Kajro.
“Vend pa semafor, trafik i paparë, makina që ecnin me xhama të thyer”, u shpreh Teuta duke ndarë një shije jo dhe aq të mirë të këtij udhëtimi.
Megjithatë me sportivitetin që i karakterizon, mikeshat ndanë 7 ditë në shoqërinë e njëra tjetrës e në largim të këtij udhëtimi, nisën të mendojnë se kur do të jetë hera tjetër që do ta vizitojnë.
Top Channel