Çmimi Jakov Xoxa, që u akordua për herë të parë vitin e kaluar në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit, do të jetë tashmë një çmim i përvitshëm për autorët e rinj.
Ky vlerësim mbështetet nga familja Xoxa, Fondacioni Jakov Xoxa, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.
“E gjej me shumë emocion këtë ditë. Ky çmim do të jepet për brezat e rinj, për letrarët e rinj të pas viteve ’90. Ndër kriteret kryesore do të jenë origjinaliteti dhe qëndrueshmëria e veprësk, humanizmi i spikatur, humanizmi dhe dhënia e copëzave të realitetit shqiptar, me të mirat dhe problemet e saj“, rrëfeu Agron Xoxa, djali i Jakov Xoxës
“Fakti që kjo nismë mbështet krijues në kohë të ndryshme dhe kryesisht ata të pas viteve ’90, tregon që autori e ka fituar atë që quhet çmimi i kohëve“, u shpreh kryetari i Unionit Shqiptar të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.
Në konkurs mund të marrim pjesë autorë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe Diaspora. Çmimi do të jepet në muajin dhjetor, në një mbrëmje gala.
Jakov Xoxa është nga romancierët më në zë të gjysmës së shekullit 20. Vepra më përfaqësuese e tij është romani “Lumi i Vdekur” që tematizon fenomenin e natyrës dhe kulturës, duke i sprovuar me humanen, ku natyralja paraqitet si kundërpeshë e arrogancës së njeriut.
Top Channel