Dy binjake identike që ishin ndarë që në lindje rigjetën njëra-tjetrën online 30 vjet më vonë por çuditërisht nuk flasin më pasi “nuk e pëlqenin njëra-tjetrën”.
Zhang Li dhe Cheng Keke, nga provinca kineze Henan, u rigjetën në rrjetet sociale në 2021 kur panë sa shumë i ngjanin njëra-tjetrës.
Pas komunikimeve të tyre ato vendosën të bënin një test ADN-je ku zbuluan ngjashmëritë dhe familjet e tyre pranuan më pas se ishin motra identike.
Dyshja thonë se ndjenë mënjeherë një ‘lidhje prej motre’ dhe historia e tyre u bë e njohur në rrjetet kineze, çka ndihmoi Li e Keke të krijonin një biznes tregtar në rrjet.
Por marrëdhënia e tyre e punës u shënua nga mosmarrëveshje dhe pas rreth tre vjetësh së bashku ato nuk flasin më prej gjashtë muajsh, shkruan rrjeti Daily Mail.
Motra e vogël Keke, ankohej se Li zhdukje për ditë të tëra nga puna pa njoftuar.
Keke tha: “Ajo largohej dhe unë nuk kisha ku ta gjeja, kjo nuk është mendësia e duhur për punë”.
Keke shton se ajo duhet të paguante gjithmonë qiranë dhe shpenzimet për udhëtimet e tyre ose eventet direkte në rrjet.
Edhe Li pranon se dy motrat kanë karaktere të ndryshme por fajëson Keke për humbjet në biznesin e tyre.
Mediat vendase thonë se pas debatit të fundit gjashtë muaj më parë dy motrat e rigjetura nuk janë takuar më me njëra-tjetrën, ndërsa rrjete të tjera hedhin poshtë versionin duke thënë se është një sensacion i trilluar publicitar, shkruan rrjeti Daily Mail.
Top Channel