Berisha mesazh të koduar Lefter Kokës: Të keqpërdorën, por e di vetë ti, ngrihu në lartësinë e guximit njerëzor dhe…

25/10/2024 19:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dhënë një mesazh të koduar ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, nga ballkoni i banesës së tij. 

“Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë”, tha Berisha.

Berisha i thotë se ‘koha i ka dhënë të drejtë’, ndërsa i kërkon që të të bëjë publike fakte që sipas tij u keqpërdorën.

“Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua. Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas”, i drejtohet Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA