Berisha bën avokatin e Metës dhe sulmon Dumanin: Si do e kalonte ligjin me 20 deputetë në Kuvend? Kreu i SPAK mercenar

25/10/2024 13:38

Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi hapur kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë daljes për mediat këtë të premte.

Ndërsa e quan mercenar Dumanin, kreu i PD shprehet se “Një njeri me 20 deputetë nuk mund të kalojë kurrë një ligj në parlament”.

Berisha: Së pari, garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do të mbroja një akt korruptiv nga cilido që të ishte. Por, kurrë nuk pranoj dot akuza politike ndaj cilitdo qofshin ato. Unë do ndalem vetëm në dy prej tyre më kryesore. Siç keni lexuar ju dhe unë, Altin Mercenari shkruan në paçavuren e tij se Monika Kryemadhi dhe Meta kanë favorizuar biznesmenin Shatku me një linjë intekonjeksioni.

Por çfarë thotë dokumenti, çfarë thotë korrespondenca e Monika Kryemadhit me Shatkun?
Zonja Kryemadhi i thotë Shatkut në mesazh se unë e takova zotin Rama dhe e pyeta se çfarë po bën me problemin e Shatkut. Edi Rama m’u përgjigj, bëjeni urgjent.

Dhe Shatku ia kthen, ky është lajmi më i mirë i vitit. Isa, unë, ti dhe çdo qytetar, në këtë rast kuptojmë që ka një raport Kryemadhi-Shatku-Rama dhe del shumë qartë se dhuratëmadhi është Rama. Ndaj dhe Shatku shprehet se ky është lajmi i vitit për mua. Tani, a mund të pranojë ndërgjegjja njerëzore një akuzë të ngritur ndaj Kryemadhit dhe Metës dhe jo ndaj Edi Ramës, dhuratëmadhit? A mund të pranosh, në qoftë se ka korrupsion, po diskutojmë ato që kanë dalë? A mund të pranosh akuzën për një përpjekje që ka bërë, me vendim këta hoqën dorë nga ajo vilë dhe nuk e morën.

Hynë në marrëveshje me një biznesmen për një vilë për t’i kaluar një ligj në parlament dhe më vonë hoqën dorë nga kjo vilë dhe ligjin ia kaluan. Me këtë gjë, Lëpirës Dumani kalon imagjinatën e Xhorxh Oruellit, tejkalon imagjinatën e Franc Kafkës, tejkalon çdo lloj akti me shkrim të ish-xhelatëve të Sigurimit të Shtetit. Ilir Meta dhe Kryemadhi kishin gjithsej 20 deputetë, një ligj nuk mund të kalojë kurrë përveçse për tutkunë, apo për Dumdumanin dhe grupin e tij kriminal në SPAK.

Unë e kuptoj që ka njerëz pse thonë kaq ashpër Berisha? Me këtë akt ata kanë fyer çdo shqiptar, kanë përdhosur Kushtetutë, parlament dhe çdo gjë tjetër.
Një njeri me 20 deputetë nuk mund të kalojë kurrë një ligj në parlament, ligjin e kalon ai që ka shumicën në parlament. Ai që ka shumicën quhet Edi Rama, por Lëpirës Dumani është i gatshëm të lëpijë edhe këpucët e tij dhe të shpërfytyrohet në një shkallë të tillë para shqiptarëve dhe jo ta pyesë atë.

Çfarë thotë Edi Rama për këtë ligj? Me datën 9 tetor të vitit 2014, Edi Rama e quan këtë ligj, ligj epokal për minierat dhe thotë se nuk është një ligj dosido, por një ligj strategjik që ndan epokat. Tani, kujt t’i besoj unë, Edi Ramës që thotë se ligji që e kërkon biznesmeni ndan epokat, apo t’i besoj Altin Dumanit që akuzon për korrupsion për këtë ligj që kaloi, se ai nuk mund ta kalonte me 20 deputetë, Ilir Metën?

Së fundmi, Altin Dumani, Edi Rama dhe bastardi i Enver Hoxhës me trafikantin Ilir Shullazi janë përgjegjësit kryesorë për aktin më të shëmtuar në historinë e këtij shteti në 32 vitet e fundit dhe në historinë e Europës, pusinë, goditjen, zvarritjen, rrëmbimin brutal të një qytetari në hetim, të një ish-kryeministri, ish-presidenti, ish-kryetar parlamenti, vetëm për urrejtjen e Edi Ramës. Më thonë se Edi Rama i konfirmoi një kolegu tuaj, që e ka shumë për zemër, se e bëra, nuk mund të mos e bëja atë kundër Ilir Metës. Unë i them, turpi të mbuloftë, faqezi, tregove se je bastard i babait tënd xhelat që urdhëronte varjen e kundërshtarëve politikë për mendimet ndryshe dhe vargjet e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA