Ben Affleck gati për t’iu rikthyer lidhjeve romantike…. por ka një kusht!

25/10/2024 20:21

Pas një divorci të shumë përfolur nga Jennifer Lopez, Ben Affleck, 52 vjeç, ndihet gati për të filluar të takojë përsëri e të nisë lidhje romantike.

Sipas burimeve, këtë herë aktori ka vendosur të takohet vetëm me gra që nuk kanë probleme me alkoolin apo konsumojnë shumë, duke theksuar rëndësinë që ka për të pasi po përpiqet të qëndrojë larg alkoolit me një të shkuar plot telashe dhe varësie.

Affleck dhe Lopez, 55 vjeç, rihapën romancën e tyre në 2021, por ndarja e tyre u bë zyrtare në gusht, pas spekulimeve për probleme në martesë. Burime tregojnë se periudha pas ndarjes ka qenë i vështirë për aktorin, duke e bërë atë të kuptojë se sa e thelbësore është të mos rrezikojë më duke rënë pre e ish-varësisë së tij.

Ben nuk ka hequr dorë nga marrëdhëniet dhe përfundimisht ndihet gati për të ecur përpara… Ai nuk do të krijojë asnjë marrëdhënie serioze deri sa divorci të përfundojë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të takohet apo njohë femra të tjera./TAR

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA