Presidenti venezuelan bën tirrje për ‘rinovim të sistemit të OKB’ në samitin e BRICS (fotot)

24/10/2024 19:25

Nicolas Maduro foli sot për herë të parë në samitin e vendeve të mëdha në zhvillim BRICS, që po mbahet në jug të Rusisë.

Ai kritikoi Kombet e Bashkuara dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për mosveprimin në konfliktin brutal në Gaza dhe për këtë sugjeronte riformatim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, teksa sekretari përgjithshëm Antonio Guteres e degjonte në sallë.

“Ne duhet të rikrijojmë nga themelet sistemin e punës së Kombeve të Bashkuara. Unë doja t’i thoja sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres se sa herë që një raketë preçizioni godet një ndërtesë banimi në Gaza dhe vret burra, gra, pleq e fëmijë, ose kur një raketë godet në Beirut ose në jug të Libanit, kjo dëmton e shkatërron integritetin e sistemit të OKB”, shpjegonte Maduro.

“Ku është atëherë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, apo është krijuar për të gjykuar vetëm vendet e jugut? Ku është sistemi i Kombeve të Bashkuara, mos është vetëm për të prodhuar dokumente dhe njoftime për shtyp? A nuk ia vlejnë të mbrohen jetët e palestinezëve?”

“Le të ngremë zërin tonë me forcë de të krijojmë një plan të vërtetë për rithemelimin e Kombeve të Bashkuara, që nuk po arrijnë të veprojnë përballë rritjes së rrymave naziste e e fashiste në këtë pikë të dhumbshme historike ku ndodhemi”, tha më tej Maduro, sipas rrjetit AFP.

FOTO GALERI
2/3
Sekretari përgjithshëm i OKB Antonio Guteres e degjojnte në sallë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA