Policia në Spanjë tha sot se “ka arrestuar” katër të dyshuar për atë që quanin “fushatë urrejtjeje online” ndaj sulmuesit me ngjyrë të Real Madrid, Vinicius Junior.
“Katër individët kryesore për fushatën e urrejtjes ndaj një futbollisti janë arrestuar. Hetimet nisën pas tre ankesave nga kampionati vendas i futbollit La Liga,” njoftonte policia kombëtare në rrjetin X. “Të dyshuarit nxisnin fansat në rrjetet sociale që në stadium të thërrisnin ofendimeve të caktuara ndaj futbollistit, që kishin nënkuptime raciste”.
Policia nuk cilësonte se për çfarë “nënkuptimesh raciste” e kishte fjalën por të dyshuarit besohet se kanë nisur ngacmimet e tyre para ndeshjes së Real Madrid me rivalët e kryeqytetit Atletico Madrid më 29 shtator.
Sulmuesi me ngjyrë Vinicius Junior, i cili luan prej vitit 2018 me Real Madrid ka qenë disa herë objekt sjelljesh raciste nga tifozët e skuadrave rivale.
Në qershor tre futbollistë të skuadrës së Valencia u dënuan me burg për “abuzim racist në një ndeshje futbolli” çka shkaktoi kritika të ashpra për dorën e rëndë të autoriteteve ndaj shkeljeve relativisht të vogla.
La Liga ka thënë më parë se është ankuar për kore raciste ndaj Vinicius Junior gjatë ndeshjes së majit 2023 në stadiumin e Valencias, Mestalla.
Top Channel