Kthyen magazinën në ‘shtëpi bari’/ Aksion në Korçë, bien në pranga mbi 5 persona, zbulohen edhe armë zjarri

24/10/2024 15:24

Një aksion policor po zhvillohet sot në fshatin Voskop të Korçës.

Zbulohet nga policia një magazinë me lëndë narkotike, e mbledhur për t’u shitur. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se droga u gjet në një magazinë në fshatin Voskop.

Mësohet se janë arrestuar 5-6 persona.

Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA