
Sali Berisha ka deklaruar këtë mbrëmje nga dritarja e banesës së tij se DASH do duhet të “hetojë milionat e shpenzuara nga korruptokratët amerikanë”.
“Atëherë, unë u bëj thirrje, i bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të nisë hetim për dhjetëra milionë dollarë të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë. Për të krijuar në Shqipëri sistemin monstër të drejtësisë.
I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë. I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave.
Të mos mbështesë një sistem drejtësie që nuk ekziston kund në botë, më i keq se në Vietnam, më i keq se në Bjellorusi, më i keq së në çdo vend”, tha Berisha.
Top Channel