Arrestimi i Metës/ “Tërhoqën zvarrë historinë e Shqipërisë”, Sulo përplaset me Luarasin në Top Story

24/10/2024 21:59

Në studion e emisionit “Top Story” nga Grida Duma u diskutua për arrestimin për ish-presidentin Ilir Meta dhe përballjen e këtij të fundit me kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Pedagogia Iris Luarasi dhe analisti Arion Sulo u përfshinë në një debat për mënyrën e arrestimit të kreut të PL-së. Sipas Luarasit kishte forma të tjera “më të mira”, ndërsa Sulo tha se arrestimi i Metës ishe një mesazh.

Pjesë nga debati:

Luarasi: Njerëzit që janë aty janë policë. Gjëja e vetme që njohin është ajo e forcës. Mendoj se mund të kishte forma të tjera më të mira. Për këtë arsye them që është e tepruar, pa diskutim. Kur ndërkohë, kur ke një vendim gjyqësor, duhet bindur. Në dijeninë time edhe zyra Avokati e Popullit a nisur një hetim.

Sula: Ai arrestim është me qëllim. Ka shumë mënyra si mund të arrestohej. Është mesazh. Është tërhequr zvarrë emri i shtetit Shqiptar.

Bajramaj: Nuk paska policia ca efektiv policie me uniforma?! Nuk ishte kjo forma e duhur. Nga ana tjetër ka pasur një reagim të nesërmen nga Ministri  Brendshëm. Është dhe një reagim i Policisë ku pretendon se zbatoi ligjin, dhe që Meta kishte kundërshtuar efekt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA