Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Kolegjin e Europës në Tiranë tha se dita e sotme “është fillim i ri, me miq të rinj dhe ëndrra të reja”.
“Kjo ceremoni është shumë më thjesht se fillimi i një viti të ri akademi. Kur kontinenti ynë ishte shkatërruar një grup pionerësh evropian krijon një ide, për udhëheqësit e ri evropian. Ishte një nga tullat e para të integrimit evropian. E gjitha filloi me një kolegj, pas 40 vitesh ishte vetë i madh. Siç thuhet ‘gjërave të mira ‘u hapim derën dhe kur vijnë vijën njëherësh’, dhe ja ku jemi”, u shpreh Presidentja.
Në një mesazh për studentët, ajo u foli pak për Tiranën dhe mundësitë që ofron. “Është shtëpia e kaq shumë talenteve, shikoni këtë qytet të mrekullueshëm. Tirana nuk është çudi që tërheq mendje si tuajat”, u tha Ursula Von der Leyen.
“Aeroporti po rritet shpejt, është parajsë për novatorët dhe me se çfarë më kanë thënë edhe jeta e natës është fantastike, mos rrini shumë vonë nëse keni klasë të nesërmen. Ka ardhur koha që të ecim para me shpejtësi maksimale, ky ka qenë objektivi im. BE nuk është destinacioni i udhëtimeve tuaja, jemi bashkëudhëtarët tuaj. Çdo reformë do të sjellë investime të reja”, tha më tej Presidentja.
Top Channel