Rama kërkesë presidentes së KE: Sot dua që konferencën për shtyp ta mbyllësh me një fjali…

23/10/2024 16:21

Kryeministri Edi Rama e nisi me një kërkesë konferencën e përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Rama tha se në fund të konferencës, do dëshironte që presidentja e KE konferencën ta mbyllte “duke thënë ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE”

“Kam humbur numërimin e herëve kur nuk keni ardhur. Keni ardhur më shumë se të gjithë paraardhësit tuaj që nga fillimi i këtij shekulli. Sot është një ditë e veçantë, e di shumë mirë para se t’ju dëgjoj, që sot nuk do e përsërisni fjalinë me të cilën kemi mbyllur të gjitha konferencat e përparshme të shtypit. Duam të të fillojmë negociatat me BE. Sot keni ardhur në Shqipëria, pasi është ulur në tryezën për të hapur grup kapitullin e parë.

Duhet ta mbyllni konferencën e shtypit duke thënë ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Jemi shumë të vendosur që t’ja dalim edhe me këtë. Siç e dini, skuadra jonë e negociata ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur. Kjo sfidë shkon duke u bërë më e vështirë se bëhet fjalë për një sërë detyrës. Nuk po e them sa janë mos të tronditet askush që nuk e di procesin, por janë me mijëra”-tha Rama në fjalën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA