“Nuk mund të rrimë duarkryq”, Von der Leyen në Tiranë: Vende të tjera po përpiqen të destabilizojnë shtetet që duan të hyjnë në BE

23/10/2024 18:08

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në inaugurimin e Kolegjit të Europës në Tiranë, tha se vende të tjera, si Rusia, po punojnë për të destabilizuar vendet që përpiqen të hyjnë në BE. 

Von der Leyen bëri thirrje për të mos ndenjur duarkryq, por të bëhen hapa për të përparuar drejt anëtarësimit dhe  u tha studentëve se “Evropa beson te ju”.

“Në këtë moment deçiviz, ky qytet është pararoja e integrimit europian. Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtarë me të drejta të plota në BE. Sot kjo erë ndryshim po fryn këtu, dhe jo vetëm në BP. Ka erëra që fryn në drejtim të kundërt, Rusia ka hyrë në Ukrainë për faktin se Ukraina donte të bëhej pjesë e BE. Po punojnë për të destabilizuar vendet që duan të hyjnë në BE, sjellin në vëmendjen konfliktet e vjetra. Ky është realiteti, me këtë duhet të përballet brezi juaj. Unë besoj që duhet të jemi edhe më aktiv se ç’kemi qenë, nuk duhet të rrimë duarkryq. Brezi juaj në BP dëshiron të bëjë hapa para, shumica prej jush keni lindur pas luftërave, ju besoni fort te Evropa dhe meritoni të dini që edhe Evropa beson te ju. Besojmë që do sjellin energji të reja”, u shpreh Presidentja e KE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA