Pas vendimit të dhënë nga GJKKO, duke lënë në qeli Ilir Metën dhe detyrim paraqitje Monika Kryemadhin, ku kjo e fundit duke folur për mediat u shpreh se ‘nuk do ta lërë me kaq’.
Kryemadhi deklaroi se këtë çështje do ta dërgojë deri në Gjykatën e Strasburgut kur t’i vijë koha, qoftë kjo edhe pas 5 apo më shumë vitesh.
“Karriera politike nuk është e dosmosdoshme, e kam parë si instrument për të ndihmuar njerëzit, është mjet i rëndë për t’u mbajtur, metodologjia që është përdorur kundër familjes sime është e shëmtuar. Uroj që kjo gjë të mos jetë për të tjerët, sot në politikë ke kushërinj të bandave kriminale. Është shumë e thjeshtë, mund të mbyllësh karrierën politikë, por mund të hapësh një tjetër që është shumë e mirë dhe që e transformon politikën. Nuk mund të lejoj një sistem drejtësie të më bëjë pis mua. Do shkoj edhe në Strasburg, kur t’i vijë koha, jo kur të vdes unë. I kam edhe tre trashëgimtar”, tha Kryemadhi.
Top Channel