“Mbështetje financiare për Ballkanin”/ Mesazhet e presidentes së Komisionit Europian para vizitës në Tiranë

23/10/2024 12:23

Turneu treditor i kryetares së Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, që pas Shqipërisë e çon në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Serbi, Kosovë e Malin e Zi, ka në fokus procesin e zgjerimit të BE-së si dhe të ashtuquajturin plan zhvillimi për rajonin.

Vizita zhvillohet përpara publikimit të progres-raporteve për vendet aspirante për në BE gjatë procesit të zgjerimit.

Vlerësimi i përparimeve për reformat e vendeve kandidate do të publikohet javën e ardhshme, sipas planit aktual të Komisionit të BE-së. Vizita e kreut të Komisionit të BE-së ofron gjithashtu mundësinë, për të shprehur pritshmëritë dhe mesazhet në nivelin më të lartë politik, thotë për DW Vessela Tcherneva nga European Council on Foreign Relations.

Po ashtu për kreun e komisionit von der Leyen është një rast edhe për të dëgjuar, sepse në rajon ka skepticizëm, që procesi i anëtarësimit po ecën si duhet dhe se oferta e BE-së është vërtetë e besueshme. Gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor është premtuar përpara 20 vjetësh anëtarësimi në BE.

Sot këto vende kanë avancuar me ritme të ndryshme. Që nga java e kaluar BE-ja dhe Shqipëria kanë nisur bisedimet për pjesën përmbajtjesore të anëtarësimit.

Do të negociohet në vazhdimësi për 35 kapituj, që përcaktojnë sektorët e drejtësisë, në të cilat Shqipëria duhet të përshtasë sistemin e sam e legjislacionin e BE-së.

Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor, i miratuar së fundi nga Brukseli, parashikon një ndihmë prej 6 miliardë eurosh për vendet e tij.

Javë më parë, BE-ja i miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e rritjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA