Përfshihet nga flakët magazina me lëndë ushqimore për blegtorinë në Lezhë, shkrumbohet e gjitha

21/10/2024 12:44

Një magazinë me lëndë ushqimore për blegtorinë u përfshi nga flaket ne fshatin Gramsh të Lezhës duke u djegur plotësisht.

Megjithëse mbërritën shumë shpejt, zjarrfikësit e patën të pamundur për të parandaluar djegien e lëndës se thatë ushqimore por fatmirësisht mbajtën nën kontroll flakët që të mos përhapeshin në shtëpinë që ndodhej pranë saj. Kryefamiljari Pashuk Vasa tha se demi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por e rëndësishme për të ishte se gjithçka u mbyll vetëm me disa dëme materiale.

Për shkak të vështirësisë për të shuar plotësisht flaket, zjarrfikësit kanë qëndruar në gatishmëri që flakët të mos përhapen pasi magazina ndodhej në një lagje me disa banesa pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA