Në luftë me kancerin e gjirit prej 4 muajsh, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’: Do futem në fazën e ferrit, por jeta është…

21/10/2024 18:35

Në një rrëfim të ndjerë dhe inspirues, Stela Nikolla, ish- konkurrentja e ‘Përputhen +40’ ka zbuluar se prej 4 muajsh po lufton me kancerin e gjirit.

Ajo ka treguar se e ka marrë vesh nga një kontroll rutinë, nga prania e një kisti në trup që gjithmonë i kishin kërkuar të kishte kujdes.

“E quaj, gati do futem në fazën e ferrit, por jeta është e shtrenjtë”, ka pohuar Stela e cila shtoi se këtë luftë po e bën për vajzën e saj.

“Qaja, qeshja me vete në makinë kur më thanë se do bëja biopsinë”, u shpreh ajo.

Ish- konkurrentja e ‘Përputhen’ tregoi se sapo mori lajmin ia tha menjëherë vajzës dhe se mbështetjen më të madhe tashmë e ka nga ajo dhe të gjithë familjarët e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA