Meta i treti ish-President që provon arrestimin, cilët janë prokurorët që firmosën prangat për kreun e PL-së

21/10/2024 18:00

Në tetë Presidentë që ka pasur Shqipëria nga 1990 deri më sot, Ilir Meta është i treti që ka mbajtur këtë detyrë që arrestohet.

Ish-Kreut të Shtetit i vendosën sot prangat në një nga rrugët e Tiranës, pas urdhrit të SPAK, i cili e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash.

Përpara tij, këtë fat e ka pasur edhe Ramiz Alia, i cili bëri edhe disa vite burg, ndërkohë që ish-Presidenti Sali Berisha ka një masë për arrest shtëpie, teksa dosja e tij tashmë ka shkuar në gjykatë.

Ilir Meta është arrestuar pas urdhrit të kryeprokurorit të SPAK, Atin Dumani dhe prokurorit Sotir Kllapi.

Ky i fundit është prokuror i SPAK prej majit 2020, ndërkohë që më parë ka qenë drejtues i prokurorisë së Pogradecit si dhe prokuror në Tiranë, Fier dhe Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA