Kurti pret në takim ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane O’Brien
21/10/2024 15:40
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien.
O’Brien ka ardhur i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Ai tha se sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet. Në këtë drejtim, ai tha se duhet që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin.
Top Channel