Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk deklaruan shpenzimet për ndërhyrjet kirurgjikale/ Detaje nga akuzat ndaj ish-presidentit dhe deputetes

21/10/2024 14:46

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga akuzat ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk deklaruan shpenzimet për ndërhyrjet kirurgjikale.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin thonë burime shumë të sigurta për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. Ndërsa ndaj Pirro Xhixhos është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.

Meta akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK nga ish-deputeti Halit Valteri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA