Dje kandidati republikan Donald Trump mbajti një konferencë të papritur shtypi teksa shërbente fast-food nga një dyqan McDonalds, duke ironizuar rivalen Harris që pretendonte më herët se kishte punuar në një fast-food kur ishte studente, por sipas Trump kjo nuk është e vërtetë.
Në rrjet qarkullonin zhurma se vizita e Trump në restorantin McDonald’s ishte e ‘inskenuar’.
Disa media tregonin se menaxheri i restorantit Derek Giacomantonio, kishte dhënë paraprakisht njoftimin: “Do të jemi mbyllur të dielën, 20 tetor deri në 4 pasdite, për të lënë vend një vizite të ish-presidentit Trump dhe fushatës së tij.”
Rrjeti Newsweek tha se nuk mund të verifikonte autenticitetin.
Ndërsa fushata e ish-presidentit tha në një deklaratë, “Presidenti Donald J. Trump paraqitet për një turn pune në restorantin McDonald’s në Pennsylvania.”
Në video shihet Trump që i thotë pronarit të dyqanit:
“Kam ardhur meqë janë duke kërkuar për punë dhe gjithmonë kam dashur të punoj në McDonald’s. Jam duke kandiduar kundër dikujt që pretendon se e ka bërë këtë më parë por rezultoi një histori e rreme. Pra nëse nuk e ke problem do punoj ktu te friteza e patateve”.
Një punonjës i McDonald’s i tregonte Trump si të skuqte patatet, të cilat ish-presidenti i ulte e ngrinte në vajin e përvëluar.
This is awesome 😎
pic.twitter.com/RMkE20qWo2— Elon Musk (@elonmusk) October 20, 2024
Më pas ai tha nga dritarja e shërbimit: “Tani kam punuar 15 minuta më shumë se Kamala… Ajo nuk ka punuar kurrë këtu”, shkruan rrjeti Newsweek.
Trump përsëriste pretendimin e kandidatja gënjente që kishte punuar në një fast-food, pasi fushata e saj tha se Harris kishte punuar në Kaliforni kur ishte një vitin e parë në universitet.
Top Channel