Zayn Malik ka shtyrë pjesën e turneut të tij të ardhshëm në SHBA, pas “humbjes zemërthyese” të shokut të tij të ish-grupit “One Direction”, Liam Payne.
Payne vdiq në moshën 31-vjeçare, pasi u rrëzua nga kati i tretë i ballkonit të hotelit në Argjentinë të mërkurën.
Malik ishte gati të fillonte turneun e tij në SHBA javën e ardhshme – duke filluar me një shfaqje në San Francisko të mërkurën. Megjithatë, këngëtari u tha fansave se po i shtynte shfaqjet – duke thënë:
Pjesa amerikane e turneut të Malik do të vizitonte gjithashtu Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington DC, duke përfunduar në Nju Jork më 3 nëntor.
Ai u ka thënë fansave në X se datat do të ricaktohen për në janar dhe biletat do të mbeten të vlefshme për datat e reja.
Të enjten, Malik nderoi Payne, duke thënë se ai “do t’i ruaj të gjitha kujtimet që kam me ju në zemrën time përgjithmonë”.
Top Channel