Rritja ‘e ndrojtur’ e turizmit në Groenlandë sjell mundësi të reja zhvillimi e autonomie (fotot)

19/10/2024 19:33

Banorët e Maniitsoq, në jug të ishullit të akullt të Groenlandës thonë se shpresojnë që sinjalet për rritje të turizmit të forcojnë ekonominë e tyre dhe rrjedhimisht të sjellin më shumë pavarësi nga Danimarka.

Territori i gjerë është i mbuluar nga akulli në rreth 80 përqind të sipërfaqes me panorama të qeta e të paprekura, dhe vitet e fundit duket se kjo ftohtësi e palëvizur po preferohet si turizëm nga vizitorët.

Në 2023 vendi raportohet se tërhoqi rreth 100,000 turistë kryesisht të interesuar në aktivitetet natyrore të vendasve.

“Do të dëshironim më shumë turistë këtu pasi është e mirë për komunitetin lokal. Në qytetin tim ka pak njerëz pasi njerëzit shkojnë drejt qendrës së ishullit Nuuk, sepse aty ka më shumë vende pune,” thotë detari vendas Michael.

Ndërsa Taatsi Fleischer, përfaqësues i Organizatës së Rrethit të Arktikut thotë se nuk shpreson për një vërshim madhor të turistëve në Groenlandë pasi kjo ka të bëjë shumë me infrastrukturën turistike.

“Turistët për të ardhur këtu duhet të marrin avionin, por edhe pse të gjithë e bëjnë këtë sot, ata duhet të kenë dhe hotelin apo kushte të tjera. Dhe këto nuk mund të ndërtohen brenda natës”, thotë Fleischer.

Ndryshe mendonte Mette Scharling Laursen, një psikologe vendase që ka nisur një biznes të vogël turizmi e mikpritjeje për vizitorët e lokalitetit.

“Ne në fakt kemi shumë mundësi për turizëm këtu në Maniitsoq. Kemi lundrime shumë të bukur me varka, kemi ekskursione ose ngjitje në mal, ose dhe ski në sezonin e duhur. Panorama këtu është e mrekullueshme, aq më shumë prej qetësisë që mbizotëron”, tha e reja për rrjetin AFP.

Një prej turisteve të intervistuar, Andrea Giubelli, 63 vjeçar nga Italia, tha se gjithmonë preferon të vizitojë vendet nordike, dhe u surprizua nga vizita e parë në Groenlandë.

“U surprizova nga natyra e këtushme në krahasim me atë që prisja të gjeja, nuk e dinim që ishte kaq bukur. Ne kemi udhëtuar në shumë vende, por panoramat këtu të merrnin mendjen”, tha vizitori për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA