Gratë me kancer gjiri kanë parashtruar kërkesat dhe problematikat që hasin gjatë betejës së tyre në luftën me kancerin para deputetëve të komisionit të shëndetësisë në një tryezë organizuar nga YWCA, Shoqata e Grave Kristiane.
“Është e tmerrshme kur ti shkon dhe thonë nuk ka ardhur ilaçi. E kam bërë 23 ditë nga shtëpia në spital për të bërë skaner dhe ishte i prishur. Por skaneri duhet bërë kur duhet jo kur të rregullohet. Unë sot dua përgjigje konkrete, vitin tjetër mund te mos jem më!”, u shpreh Ornela Nura.
Gratë me kancer i mbështet fortë edhe drejtori mjekësor i Spitalit Onkologjik kirurgu Helidon Nina.
“E kam ngritur zërin disa herë për proteza dhe paruke”, shprehet Nina.
Dona Godaj doktoresha ekzekutive e YWCA thotë se e rëndësishme është që të mos mungojnë ilaçet.
Kërkesat dhe shqetësimet e grave të hedhura në letër nga Shoqate Grave Kristiane që i mbështet ku insistohet në blerjen e aparaturës së pet-scanerit, lehtësimin e procedurave të kempit, apo aksesi e shërbimi do të shkojnë sërish në parlament, ndërkohë që zv/ministrja e Shëndetësisë e pranishme në këtë takim premtoi realizimin e disa prej tyre, duke thënë: “Brenda një viti do të sigurojmë protezat dhe paruke”.
Top Channel