Vezir Ballshkashi është 73 vjeç ndërsa prej çerek shekulli punon me shumë pasion tepet, pjesët metalike të cilat plotësojnë kostumet popullore.
I moshuari u dashurua me zanatin i cili për të nuk do të thotë vetëm të ardhura shtesë, por krenari e një zonë që vijon të ruajë me fatanizëm traditën.
E njohur për traditat e saj Rrajca vazhdon t’i ruajë e ti trashëgojë ato, ndërsa 73-vjeçari, si i vetmi që punon tepet në këtë zonë, ka punë të prenotuar për disa muaj.
Punimi i tepeve është i mbushur me detaje, kërkon kohë të gjatë, durim e mbi të gjitha pasion.
73-vjeçarit i duhen më shumë se 10 ditë të përfundojë detajet e bukura të një kostumi. Ndërsa kostumi popullor i zonës së Rrajcës njihet për detajet dhe veçoritë e tij.
Top Channel