Dy fëmijë ishin mes viktimave të aksidentit tragjik që shkaktoi më pas një shpërthim mjetesh piroteknike pranë fshatit Vozzhaevka, në rajonin e largët rus Amur.
Shoferi kamionit pësoi plagë të rënda dhe u dërgua në spital, ndërsa në pamjet e regjistruara të incidentit shihet shpërthimi gjigant i qindra fishekzjarrëve nga kamioni në flakë.
Zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave nxituan në vendngjarje për të shuar flakët, të cilat raportohej se dëmtuan rrjetin lokal të furnizimit me energji elektrike.
Identitetet e viktimave nuk janë publikuar ashtu si dhe detaje të mjeteve të përfshira në tragjedi.
Mediat vendase thonin se kamioni po shkonte për një shfaqje fishekzjarrësh në qytezën e Lindjes së Largët ruse.
Tragjedia vjen pas disa shpërthimesh të rënda fabrikash e impjantesh industriale në Rusi për të cilat janë fajësuar sabotimet dhe sulmet e agjentëve ukrainas, që prej nisjes së konfliktit atje.
Zhvillimi vjen gjithashtu dy muaj pas një shpërthimi të një fabrike fishekzjarrësh në qytetin Elin Pelin, në Bullgari.
Ndërsa në maj një magazinë shpërtheu në flakë në India pas zjarrit të shkaktuar nga njësitë e saldimit, shkruan rrjeti britanik The Sun.
Top Channel