UNICEF ngre alarmin: Gaza, ‘ferri në tokë’! Rreth 40 të mitur vdesin çdo ditë

18/10/2024 17:55

Gaza është një “ferr në tokë” i vërtetë për 1 milion fëmijë që jetojnë atje, me gati 40 që vdesin çdo ditë për një vit, thotë UNICEF.

Më shumë se një vit pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës, “fëmijët vazhdojnë të vuajnë çdo ditë në mënyrë të papërshkrueshme”, tha zëdhënësi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, James Elder, gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë. “Gaza është mishërimi i vërtetë i ferrit në tokë për një milion fëmijët e saj. Situata po përkeqësohet dita-ditës, pasi ne jemi dëshmitarë të efekteve të tmerrshme të sulmeve ajrore dhe operacioneve ushtarake”, shtoi më tej ai.

Pas sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 të Hamasit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën, sipas raportimeve më shumë se 14,100 fëmijë janë vrarë në Gaza. Kjo do të thotë se “rreth 35 deri në 40 vajza dhe djem vriten çdo ditë në Gaza pas 7 tetorit”, shtoi Elder, duke theksuar se shumë viktima mbeten të varrosura nën rrënoja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA