“Të kam dashur pa kushte”, emocionon me postimin e saj partnerja e Liam Payne: Do të të dua gjithë jetën

18/10/2024 22:59

Partnerja e Liam Payne, Kate Cassidy , ka thyer heshtjen për vdekjen e ish-anëtarit të One Direction.

“Faleminderit për të gjitha fjalët e mira dhe dashurinë që më keni dërguar. Jam në një shok total. Asgjë nga ditët e fundit nuk ishte e vërtetë për mua. Kërkoj dhe lutem që të më jepni hirin dhe hapësirën për ta menaxhuar këtë privatisht”, shkroi ajo në rrjetin e saj Instagram.

Më pas ai iu drejtua partnerit të saj të ndjerë duke shkruar “ Liam, engjëlli im! Ti je gjithçka për mua. Dua të dish se të kam dashur pa kushte. Unë do të vazhdoj të të dua për pjesën tjetër të jetës sime. Të dua Liam”.

Cassidy e mbylli mesazhin me numrin 444, një numër engjëlli që besohet se përfaqëson dashurinë dhe mbështetjen.

Influencuesja 37-vjeçare, e cila u lidh me Payne në 2022, ishte me këngëtarin në Argjentinë vetëm disa ditë para se ai të vdiste në Buenos Aires më 16 tetor, pasi ra nga ballkoni i hotelit ku qëndronte.

FOTO GALERI
1/1
Partnerja e Liam Payne, Kate Cassidy , ka thyer heshtjen për vdekjen e ish-anëtarit të One Direction.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA