Përplasja te Komisioni Hetimor, deputetët e PD kërkesë Kuvendit për të përjashtuar tre deputetët e mazhorancës

18/10/2024 10:58

Deputetët e PD kanë bërë një kërkesë drejtuar Klotilda Bushkës, për marrjen e masave disiplinore për Plarent Ndrecen, Erion Braçen dhe Ilir Metajn, pas përplasjes në Komisionin Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi. 

Masa disiplinore përfshin përjashtim nga pjesëmarrja në aktivitetin parlamentar, ndërsa mes deputetëve që e kanë bërë këtë kërkesë janë Albana Vokshi, Petrit Vasili, Elda Hoti, Ina Zhupi dhe Edmond Spaho.

Sipas tyre, që në nisje të komisionit, mazhoranca ka tentuar të mos zhvillojë një seancë normale dhe se kanë marrë vendime të njëanshme dhe arrogante.

Kërkesë tjetër e tyrë është edhe një mbledhje urgjente e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për vlerësimin dhe masën e propozuar.

Komisioni do duhej te ishte mbledhur brenda 48 orësh, por ne kundërshtim me rregulloren, Komisioni i Etikës nuk është mbledhur. Ndërkohë Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-up vijon mbledhjen pa opozitën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA