Përplasi me makinë dy të mitur me monopatinë në Durrës, në pranga 19-vjeçari

18/10/2024 12:46

Është arrestuar nga policia e Durrësit 19-vjeçari që përplasi mbrëmjen e kaluar dy të miturit që po lëviznin me monopatinë në rrugën “Vllaznimi”, në Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të së enjtes në lagjen 17 të qytetit bregdetar, kur automjeti tip Benz i drejtuar nga i riu E.B. goditi dy 16-vjeçarët që po lëviznin me monopatinë.

Të miturit u dëmtuan në kokë pas përplasjes nga automjeti, por sipas burimeve policore jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA