Në kujtim të Ali Asllani! Diplomati autori i poezisë “koha e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”

18/10/2024 20:04

Këto vargje të paharruara të poetit Ali Asllani, diplomatit dhe kryebashkiakut të viteve ‘20-‘30 të shekullit XX u risollën sërish në Vlorë në një mbrëmje poetike.

Aktiviteti i Qendrës për Hapje dhe Dialog, ngjiti në skenën e teatrit “Petro Marko” aktorët Yllka Mujo, Viktor Zhusti, Rozeta Ferri dhe Artan Islami, të cilët performuan vargjet lirike të poetit vlonjat, në shoqërinë e muzikës së Aulon Naçit në piano, shoqëruar nga kuarteti i harqeve: Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola, Dorina Laro dhe në fyell e cylë dyjare Vendim Kapaj dhe e sopranoja Suada Gjergji.

Ideueset Rozeta Feri dhe Driada Dervishit tregojnë ngasjen artistike të titulluar “Ah ky mall, ky mall i çmendur”.

Për Yllka Mujon dhe Viktor Zhustin, Ali Asllani, i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, burrërisë e dashurisë.
Organizatorët dhe artistët vlerësuan veçanërisht interesin e lartë të publikut në sallën e “Petro Markos”. Eventi artistik është vlerësuar edhe nga nipi i Ali Asllanit, i pranishëm, Ardian Asllani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA