Një sasi prej 6.4 kg kanabis është kapur në Skrapar, teksa në pranga ka përfunduar një 33-vjeçar.

33-vjeçari kishte prodhuar lëndën narkotike dhe mbante armën, pa leje, në banesë.

“Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit dhe në kuadër të megaoperacionit kombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, finalizuan operacionin policor të koduar “Mollas”.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 33 vjeç, banues në fshatin Mollas.

Nga kontrollet, në afërsi të banesës së tij, janë gjetur 6.4 kg Cannabis Sativa, gati për shitje, ndërsa në banesë i është gjetur 1 armë zjarri pushkë me krehër dhe fishekë”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA